SHQEKIQ: MOS LEJONI QYTETARËT TË MARRIN ANTIBIOTIKË “VETË”

Duhet të jemi të vendosur dhe kategorikisht të mos lejojmë qytetarët që të marrin antibiotikë “vetë”, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë shëndetin e tyre, por edhe shëndetin e mbarë popullatës, tha ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq. Ai theksoi se përgjegjësinë e kanë mjekët dhe farmacistët. “Siç dihet tashmë, shkencëtarët e barazojnë efektivitetin e reduktuar të antibiotikëve me kërcënimin që vjen nga ndryshimet klimatike dhe kanë të përbashkët faktin se ato shkaktohen nga veprimet e njeriut”, tha ministri i Shëndetësisë dhe shtoi “se ky problem kërcënon të jetë shkak për disa pandemi të mëvonshme”. “Të gjithë e dinë se antibiotikët, së bashku me vaksinat, kanë zgjatur jetën e njeriut. Është përgjegjësia dhe detyrimi ynë që të ruajmë efektivitetin dhe efikasitetin e tyre përmes përdorimit të sigurt dhe adekuat”, tha ministri Shqekiq. Shefja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq, vuri në dukje seriozitetin e sfidës së përdorimit të paarsyeshëm të antibiotikëve, i cili, siç theksoi ajo, “gjeti vendin e tij në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por edhe në axhendën e grupeve G7 dhe G20 – sepse liderët e botës dhe të vendeve më të fuqishme e njohin jo vetëm si problem dhe kërcënim të shëndetit publik, por edhe si pengesë për rritjen dhe zhvillimin global”. Ndërsa, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, vuri në dukje rolin e rëndësishëm të institucionit që ai drejton kur flitet për përdorimin korrekt të antibiotikëve, por edhe rëndësinë e të gjitha segmenteve të publikut profesional dhe të gjithë komunitetit në luftën për një e ardhme më e shëndetshme, ku lufta kundër rezistencës ndaj baktereve ndaj antibiotikëve do të jetë e domosdoshme.

SHARE