Tuneli deri te depoja e Gjykatës së Lartë është hapur kryesisht nga shtetas të Serbisë, të cilët janë identifikuar dhe kanë pasur ndihmës nga Mali i Zi, tha ministri i Brendshëm, Filip Axhiq, në një konferencë për media në Drejtorinë e Policisë.
Axhiq tha se personat të cilët janë identifikuar janë: Velko Markoviq (32), Millan Markoviq (53), Dejan Jovanoviq (30) dhe Vlladimir Eriq (32) nga Serbia të cilët kanë marrë pjesë në krim. Ai ka treguar edhe fotot e tyre.
Ndaj katër të identifikuarve, si dhe ndaj dy personave të panjohur është ngritur kallëzim penal, por Axhiq tha se janë së paku pesë bashkëpunëtorë të tjerë.
Ai tha se akuzohen edhe për veprën penale të bashkëpunimit kriminal.
“Ka një lidhje të caktuar në mes të kësaj organizate kriminale dhe një personi nga Gjykata e Lartë dhe anëtarëve të një organizate kriminale që janë duke qëndruar në burgun në Spuzh”, tha Axhiq.
“Ka një lidhje të caktuar në mes të kësaj organizate kriminale dhe një personi nga Gjykata e Lartë dhe anëtarëve të një organizate kriminale që janë duke qëndruar në burgun në Spuzh”, tha Axhiq.
Axhiq tha se zyrtarët e Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë kanë bërë të pamundurën dhe se kanë punuar ditë e natë për të ndriçuar gërmimin e depos së Gjykatës së Lartë. Ai falënderoi policinë dhe prokurorinë për reagimin e përbashkët.