VON DER LEYEN TAKON KURTIN NË ATHINË: ZBATONI MARRËVESHJEN ME SERBINË

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, bisedoi të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth nevojës për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Dy zyrtarët u takuan në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili është nikoqir i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për një diskutim joformal rreth zgjerimit të BE-së dhe të ardhmes evropiane për rajonin.

Von der Leyen i kërkoi kryeministrit të Kosovës riangazhim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja duke shtuar se “është jetësore kapërcimi i pengesave në rajon dhe sjellja e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së.”

Kurti, ndërkohë, shkroi në rrjetet sociale se në takim me shefen e KE-së theksoi “rëndësinë për zbatimin e plotë pa kushte të marrëveshjes bazike.”

“Ishte kënaqësi ta takoja presidenten e Komisionit Evropian, në Athinë. Ne biseduam për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal, planet e BE-së si dhe dialogun”, shtoi ai.

SHARE