Masat e përcaktuara nga Trupi Koordinues Kombëtar janë shumë të respektuara në ambientet e hotelierisë, dhe parregullsitë e hasura nga inspektorët kanë të bëjnë me mosrespektimin e distancës në objektet dhe mos vurjes së maskës së stafit, tha Kryeinspektorja e Turizmit, Svetllana Shlivançanin.
Distanca, thotë ajo, nuk respektohet në tarraca në mbrëmje dhe në fundjavë.
Ajo në programin e mëngjesit të Televizionit të MZ tha se deri tani ka pasur gjoba në vlerë 19,250 euro.
Prandaj ajo u bëri thirrje mysafirëve dhe stafit punues që të respektojnë masat e TKK.