GJELOSHAJ KËRKON NDIHMA TË VEÇANTA NGA QEVERIA PËR BUJQIT E MALËSISË

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj i ka kërkuar kryeministrit Dushko Markoviq të sigurojë një paketë të veçantë masash për të ndihmuar bujqit dhe biznesmenët e Malësisë. Në një letër që Gjeloshaj i dërgoi Kryeministrit, thekson se Komuna e Tuzit ka pasur masa rigoroze për shkak të epidemisë dhe se është e nevojshme të zbuten humbjet. “Karantina në komunën e Tuzit ka një ndikim të madh në bujqësi dhe ekonomi në tërësi. Asnjë firmë në komunën e Tuzit me karakter të veçantë vendor nuk ka funksionuar, kështu që jemi të vetëdijshëm se do të ketë ndikim të keq në të gjitha bizneset vendore, veçanërisht duke pasur parasysh që shumica e firmave i përkasin bizneseve të vogla që janë në prag të mbijetesës në këtë situatë “, thuhet në letër. Gjeloshaj sugjeron që për komunën e Tuzit, për shkak të masave rigoroze, së bashku të hartojnë modelin më të mirë të mundshëm për të lehtësuar pasojat e bllokadës totale të ekonomisë së Komunës së Tuzit. Prandaj, ne propozojmë që një paketë e veçantë e masave mbështetëse të hartohet për komunën e Tuzit, si për ekonominë ashtu edhe për bujqësinë. Komuna e Tuzit do të ishte në dispozicionin tuaj me të gjitha kapacitetet e saj ”, thuhet në letër. Gjeloshaj tha se janë formuar dy grupe pune për bujqësinë dhe ekonominë të cilat janë duke i vizituar qytetarët.

SHARE