SULM I RËNDË RUS NDAJ OBJEKTEVE ENERGJETIKE TË UKRAINËS, VIKTIMA DHE SHUMË DËME

Për të dytën ditë radhazi, rusët kryen një nga sulmet më të mëdha, duke shënjestruar çdo qytet të madh të Ukraines me raketa dhe dronë. Objektet energjitike si dhe hidtrocentralin më të madh të Ukrainës ishin shënjestra e rradhës nga forcat ruse.

Rusia goditi me raketa dhe dron infrastrukturën energjetike të Ukrainës qendrore, duke dëmtuar digën më të madhe të vendit dhe duke ndërprerë energjinë elektrike në disa rajone me pasojë qindra të vrarë.

Forcat ruse lëshuan​​ 92 raketa dhe 63 drone Shahed, nga të cilët vetëm 37 dhe 55 u rrëzuan, një raport më i keq se zakonisht që tregon se raketat hipersonike dhe balistike që janë më të vështira për t’u rrëzuar.

Vetëm në Zaporizhia u lëshuan 12 raketa, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosur 14 të tjerë, ndërsa në total, Rusia gjuajti 151 objektiva ajrore. Sipas kreut të administratës ushtarake në Zaporizhja, janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe 35 ndërtesa të tjera janë dëmtuar. Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjati për më shumë se një orë.

“Dronët “Shahed” nuk kanë vonesa, ndryshe nga disa politikanë. Është kritike për të kuptuar koston e vonesave dhe vendimeve të shtyra. Sistemet Patriot duhet të mbrojnë Kharkiv dhe Zaporizhzhia. Termocentralet dhe linjat e furnizimit me energji elektrike, diga hidroelektrike, shtëpi banimi, po shkatërrohen. Rusia është në luftë kundër jetës së njerëzve të zakonshëm,” u shpreh Zelensky.

Ndërkaq për herë të parë Kremlini ka bërë të ditur se është në një gjendje lufte në Ukrainë duke kaluar kështu tek ky term që më parë cilësohej operacion special ushtarak.

“Jemi në gjendje lufte. Po, filloi si një operacion ushtarak special, por sapo u formua kjo bandë atje, kur Perëndimi kolektiv u bë pjesëmarrës në anën e Ukrainës, për ne tashmë u bë një luftë,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sulmi i sotëm ndodhi ndërsa SHBA i bëri thirrje Ukrainës që të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse. Arsyeja është se sulmet mund të rrisin çmimet e naftës dhe të provokojnë hakmarrje.

Me Ukrainën që tani përballet me municione të pakta sulmet e fundit në një shkallë të gjerë sinjalizon se koha për të vepruar është e shkurtër.

SHARE