Deputeti i LQ URA në Parlamentin e Malit të Zi Millosh Konatar i kërkoi kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi të caktojë orën e kryeministrit.
“Jemi sërish në situatën e dhjetorit të vitit të kaluar, që kryeministri refuzon të vijë në orën e kryeministrit”, tha Konatar.
Ai ka theksuar se caktimi i seancës ku kryeministri do t’u përgjigjet pyetjeve është obligim i Kuvendit.
“Kryeministri dhe ministrat mund të mos vijnë, por duhet të caktojmë një seancë kushtuar orës së kryeministrit dhe këtë duhet ta dimë sot”, tha ai dhe vuri në dukje se nëse nuk bëhet sot, do të thotë se ky detyrim është duke u shmangur.
Nënkryetari i Kuvendit Boris Pejoviq tha se nuk është shkelur asnjë afat dhe se do të dihet gjatë ditës se kur do të caktohet ora e kryeministrit.