MINISTRAT DHE MINISTRET VIZITUAN PUNIMET NË PARKUN E SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq, ministri i Punëve të Jashtme, Filip Ivanoviq, si dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Majda Gorçeviq, vizituan parkun e Shkencës dhe Teknologjisë me qëllim të njohjes së shkallës së realizimit të punimeve ndërtimore.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, theksoi se është veçanërisht e kënaqur me faktin që punimet në këtë objekt janë duke u përmbyllur, dhe se Mali i Zi më në fund do të marrë një objekt të këtij lloji që është projektuar dhe ndërtuar në përputhje me standardet më moderne evropiane dhe botërore në këtë fushë.

Është një godinë rreth 13 mijë metra katrorë, punimet janë në fazën përfundimtare dhe hapja është planifikuar për në fund të muajit prill.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka iniciuar një tur në Parkun e Shkencës dhe Teknologjisë, ku është planifikuar të hapet sa më shpejt Qendra Rajonale për Sigurinë Kibernetike dhe Zhvillimin e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C).

Ministri Dukaj vuri në dukje se hapja e Qendrës Rajonale për Sigurinë Kibernetike dhe Zhvillimin e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C) është një prioritet që duhet të realizohet sa më shpejt, në përputhje me dinamikën e planifikuar dhe marrëveshjet me partnerët përkatës ndërkombëtarë.

Kjo është një temë që iu kushtua vëmendje e veçantë gjatë vizitës së fundit të ministrit Dukaj në Paris, në përputhje me mbështetjen që Republika e Francës dhe Sllovenia i japin këtij projekti.

SHARE