CEDEM: 78 PËR QIND E QYTETARËVE MBËSHTESIN ANËTARËSIMIN E MALIT TË ZI NË BE

Të dhënat e CEDEM-it treguan se 78 për qind e qytetarëve malazezë mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Kjo është, siç raportohet, përqindja më e lartë në këtë çështje që kur janë bërë matjet. 11 për qind e qytetarëve janë kundër hyrjes së Malit të Zi në BE dhe po aq qytetarë nuk kanë qëndrim për këtë çështje.

19.5 për qind e qytetarëve besojnë se Mali i Zi duhet të mbështetet plotësisht tek Bashkimi Evropian në politikën e tij të jashtme.

Ndërsa, 11 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të mbështetemi plotësisht.

SHARE