BE SHËNJESTRON ASETET RUSE DHE VENDOS TARIFA PËR GRURIN

Komisioni Evropian ka propozuar një rritje të madhe të tarifave për grurin rus që hyn në tregun e përbashkët të bllokut.

Masa do të zbatohet për drithërat, farat vajore dhe produktet si vaji vegjetal, që kanë origjinën në Rusi dhe që do të shiten në cilindo nga 27 shtetet anëtare. Të njëjtat mallra që vijnë nga Bjellorusia do t’i nënshtroheshin kësaj mase.

Sipas propozimit, BE-ja do të vendosë një tarifë prej 95 Euro për ton për misrin dhe grurin rus, një rritje e papritur. Shifrat janë projektuar të jenë aq të larta sa të detyrojnë vende të mos blejnë grurë rus, i cili vitin e kaluar arriti në 4.2 milion ton me vlerë 1.3 miliardë Euro. Megjithëse kjo përfaqëson një pjesë të vogël të të gjitha importeve të BE-së, Komisioni beson se Rusia, ka kapacitet të mjaftueshëm për të hedhur drithëra me kosto të ulët në Evropë dhe për të lëshuar trazira në treg.

Propozimi ende duhet të miratohet nga shtetet anëtare me një shumicë të cilësuar votash.

Ka disa arsye të mira për të miratuar këtë propozim. Kjo do të parandalojë drithin rus nga destabilizimi i tregut të BE-së në këto produkte dhe do të sigurojë që eksportet e paligjshme ruse të grurit të vjedhur ukrainas të mos hyjnë në tregun e BE-së”, u shpreh Von der Leyen.

Ndërkaq udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord në parim t’i japin Ukrainës fitime nga asetet e ngrira ruse. Propozimi mund të gjenerojë 3 miliardë Euro këtë vit dhe miliardi i parë mund të akordohet në Ukrainë deri në korrik.

“Ne jemi të vendosur të veprojmë shumë shpejt në mënyrë që të marrim një pjesë të këtyre parave për të mbështetur Ukrainën dhe tregon se 27 liderët rreth tavolinës duhet të kuptojnë seriozitetin e situatës dhe ne jemi të vendosur të japim më shumë mbështetje për Ukrainën.”

Komisioni ka propozuar transferimin e 90% të fitimeve nga asetet e ngrira të Rusisë në një fond të drejtuar nga BE që përdoret për financimin e armëve për Kievin. 10% tjetër do të shkonte për ndihmën buxhetore për Kievin. Ideja e përdorimit të të ardhurave nga asetet e ngrira të Rusisë për të përfituar Ukraina, për të cilën Moska thotë se do të ishte vjedhje, ka mbështetje të gjerë midis qeverive të BE-së mes tyre edhe Gjermania dhe Franca.

SHARE