REGJISTROHEN 127 RASTE TË REJA ME COVID 19

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit, janë regjistruar 127 raste të reja pozitive në Covid 19. Në këtë periudhë nuk është paraqitur ndonjë rast vdekjeje nga pasojat e koronavirusit. Nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë njoftuar se janë analizuar 1.686 mostra të dyshuara në koronavirus. Po ashtu nga ky institucion siç kanë kumtuar, në 24 orët e fundit janë shëruar 104 pacientë kurse aktualisht janë të regjistruar 734 raste aktive të prekur me Covid 19.

SHARE