Ky është ‘leopardi’ robotik me katër këmbë i cili lëvizë nëpër tokë me shpejtësi deri në 14 kilometra në orë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, roboti është zhvilluar nga inxhinierë në MIT dhe madje është në gjendje të përshkojë me shpejtësi vendet me akull dhe me guralecë.
I cilësuar si ‘praktikisht i pathyeshëm’, ata thanë se pajisja kishte mësuar se si të vraponte nëpër një sërë terrenesh të ndryshme përmes testimeve dhe gabimeve, në të njëjtën mënyrë si mësojnë njerëzit.
Falë teknologjisë moderne të simuluar, thanë studiuesit, roboti i tyre mini-leopard ishte në gjendje të grumbullonte 100 ditë përvojë në baza të ndryshme në vetëm tre orë kohë reale. /Telegrafi/