GJENDET RRËNOJAT E AVIONIT KINEZ, NUK KA TË MBIJETUAR

40 sekonda për të shmangur katastrofën: kjo ishte e vetmja mundësi që i mbeti pilotit të kompanisë së China Eastern Airlines për të shmangur përplasjen, por nuk ia doli dot. Hetues kineze, të ndihmuar dhe nga specialiste amerikanë po përpiqen të kuptojnë se ç’ndodhi me Boingun 737 që u rrëzua pikiatë një ditë më parë duke i marrë jetën të 132 personave në bord, pa u lënë asnjë mundësi shpëtimi. U gjetën rrënojat e avionit, por nuk ka të mbijetuar në të, raportoi televizioni CCTV.

SHARE