INSTITUTI: NËNTË TË VDEKUR, 426 TË INFEKTUAR RISHTAS

Në Malin e Zi, nëntë persona kanë vdekur si rezultat i infeksionit me koronavirus dhe 426 raste të tjera pozitive janë regjistruar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Që nga rezultatet e djeshme, nëntë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut në pacientë nga Podgorica (2), Plevla (2), Bijello Pole (1), Petnjica (1), Mojkovci (1), Herceg Novi (1) dhe Cetija (1). Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 437 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve COVID-19 aktualisht aktive në Mal të Zi është 8.081, 129 në komunën e Tuzit.

SHARE