SHËNOHET VIKTIMA E PARË NË MAL TË ZI


Sonte u shënua viktima e parë në Mal të Zi nga koronavirusi (Covid19). “Mostra e fytit u mor pas mbërritjes së pacientit në Qendrën Klinike, dhe analizat konfirmuan që pacienti kishte COVID-19. Ky shtetas ishte në Serbi në gjysmën e parë të këtij muaji.” Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Dr. Jevto Erakoviq deklaroi sonte se vdekja e parë nga koronavirusi është regjistruar në Mal të Zi dhe se bëhet fjalë për një 65-vjeçar Z.P.  i cili u pranua në Qendrën Klinike për Sëmundje Kronike pulmonare mbrëmë pas mesnatës, sipas një deklarate të përbashkët nga Qendra Klinike e Malit të Zi dhe Institutit të Shëndetit Publik. 
Drejtori i ISHP Boban Mugosha njoftoi se deri më tani, 22 persona janë diagnostikuar me COVID19 në Mal të Zi.

SHARE