HAPJA E ZYRËS SË BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE NË MAL TË ZI DO T’I JAPË NJË SHTYSË SHTESË PËRMIRËSIMIT TË BASHKËPUNIMIT

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, përshëndeti njoftimin për hapjen e zyrës së Bankës Evropiane të Investimeve në Mal të Zi, duke u shprehur se kjo do t’i japë një shtysë shtesë përmirësimit të bashkëpunimit të vendit tonë me këtë institucion financiar.

Këtë e tha Milatoviq gjatë një takimi me nënkryetarin e BEI-së, Kirjakos Kakouris.

“Një takim kuptimplotë me nënkryetarin e Bankës Evropiane për Investime, Kirjakos Kakouris, gjatë të cilit e njohi me rezultatet e arritura nga Mali i Zi në periudhën e kaluar në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe pavarësisë së institucioneve, si dhe gjendjen e qëndrueshme ekonomike në vend, e cila ofron një pikënisje të mirë për fillimin e projekteve të mëdha infrastrukturore”, ka shkruar Millatoviq në rrjetin social X.

Ai rikujtoi, siç thotë ai, potencialet e rëndësishme që posedon Mali i Zi në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, duke theksuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit me BEI-në për të përmirësuar më tej kapacitetet që do të mundësojnë shfrytëzimin më të mirë të këtyre potencialeve.

“Ndërtimi i projekteve të mëdha infrastrukturore përmes granteve dhe huave të BE-së nga partnerët tanë financiarë do të ishte i rëndësishëm për shkak të aranzhimeve dhe përfitimeve të favorshme për ruajtjen e stabilitetit të financave publike, por edhe për shkak të proceseve që do të përmirësonin kapacitetet e administratës sonë për të qenë më efikase dhe më transparente”, tha Millatoviq.

SHARE