DUKAJ: ME REFORMË PËR TË PËRMIRËSUAR PAVARËSINË E INSPEKTORËVE

Me ndryshimet në Ligjin për nëpunësit civilë dhe punonjësit shtetërorë, administrata publike dëshiron të sigurojë marrëdhënie pune dhe të përmirësojë pavarësinë dhe statusin profesional të inspektorëve, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Qeveria e Malit të Zi ka planifikuar, siç thotë ministri Dukaj, përmirësimin e sistemit të mbikëqyrjes inspektuese duke reformuar organizimin e inspektimeve dhe të sigurojë fokusimin e tyre përmes një marrëdhënieje dhe bashkëpunim më të drejtpërdrejtë me ministritë e linjës.

„Gjithçka që ndërmerr administrata publike do të bëhet në mënyrë transparente dhe në dialog. Qëllimi është reforma në veprim, një sistem i fortë dhe një zyrtar i kënaqur”, ka shkruar Dukaj në rrjetin X.

SHARE