ABAZOVIQ: TË GJITHË KANDIDATËT CIVILË JANË TË PRANUESHËM PËR NE

Të gjithë kandidatët civilë për zgjedhjet presidenciale janë të pranueshëm për Lëvizjen Qytetare URA, tha lideri i asaj partie dhe kryeministër Dritan Abazoviq, duke shtuar se tashmë janë duke biseduar me disa kandidatë që do të dëshironin të ishin pjesë e garës presidenciale.

“Nëse nuk ka marrëveshje, ne ftojmë qytetarët të mbështesin një nga kandidatët qytetarë,” u tha Abazoviq gazetarëve në Villa Goricë. Ai tha se URA po bisedon me parti që kanë një program të ngjashëm dhe janë pro-evropiane.

“Na vjen mirë që bisedimet me Demokratët dhe Lëvizjen “Evropa tani” i sollëm në një nivel shumë të mirë. Nëse do të ishte në dorën tonë, do të kishim një kandidat të përbashkët që do të fitonte në raundin e parë”, tha Abazoviq.

Duke iu përgjigjur pyetjes për formimin e Qeverisë së re, ai tha se nuk shohin asnjë moment të ri në krahasim me fillimin e janarit. “Është e vërtetë se afati po shkon, por mendoj se rezultati është mjaft i qartë”, tha Abazoviq.

SHARE