ABAZOVIQ: SHPËTIMTARËT E KALUAN PROVËN E NJERËZIMIT PËR SHEKUJ

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u tha shpëtimtarëve malazezë se me veprimet e tyre në Turqi ata kaluan provën e njerëzimit për shekuj.

Sjellja e tyre, siç tha ai në pritje, ishte jashtëzakonisht profesionale dhe e përgjegjshme.

Kryeministri falënderoi edhe një herë shpëtimtarët dhe tha se ata do të shpërblehen financiarisht.

“Ata dëshmuan se në situatat më të vështira mund të veprojnë si vendet e tjera që janë shumë më të avancuara se Mali i Zi”, theksoi kryeministri.

Ai tha gjithashtu se Qeveria e Malit të Zi do të vazhdojë të ndihmojë në vazhdimësi Turqinë dhe se së shpejti do të dërgohen ndihma humanitare dhe lloje të tjera.

“Nga vepra juaj e mirë, e gjithë kjo do të kthehet në të mirën e Malit të Zi dhe posaçërisht shpresoj që do të kthehet në të mirën tuaj dhe familjeve tuaja”, tha Abazoviq.

SHARE