VENDET E BE-së HAPIN KUFIJTË

Në ditët në vijim pritet që dhe Greqia , Italia e të tjera shtete të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit duke iu kthyer ngadalë jetës normale të para pandemisë. Qytetarët shqiptarë do ta kenë më të lehtë të udhëtojnë në shumë prej shteteve evropiane. Me uljen e rasteve të të infektuarve nga COVID-19, autoritetet në disa vende kanë vendosur të lehtësojnë masat e udhëtimit. Për të shkuar në Slloveni nuk keni nevojë për asnjë dëshmi imunizimi apo test negativ. Ky shtet ka hequr të gjitha masat kufizuese. Nëse doni të udhëtoni drejt Holandës, nuk është më e nevojshme të vetë karantinoheni. Mjafton një certifikatë vaksinimi, test PCR ose i shpejtë. Edhe për të shkuar në Letoni nuk ka më karantinë dhe nuk plotësohet as formulari online. Por duhet të keni një certifikatë vaksinimi ose test negative. Për të udhëtuar në Çeki duhet të keni test negativ dëshmi vaksinimi dhe të plotësoni formularin online. Për herë të parë pas dy viteve Kuvajti ka rihapur aeroportin për udhëtimet ndërkombëtare. Rregullat për të hyrë në këtë shtet janë. Për të vaksinuarit nuk kërkohet test, as karanatinë. Të pavaksinuarit të kenë test PCR, dhe duhet qëndrojnë në karantinë 7 ditë.

SHARE