FILLON VAKSINIMI I PUNONJËSVE SHËNDETËSORË

Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë ka filluar në Qendrën Shëndetësore Pobrezhje në Podgoricë. Vaksina u mor për herë të parë nga mjeku për të rritur, Kenan Katana. “Faleminderit Zotit që filloi. Tani për tani gjithçka është në rregull, gjithçka do të jetë mirë,” tha Katana dhe shtoi se po pret rivaksinimin për 21 ditë. Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, të cilët punojnë me pacientë me COVID, fillon nesër, njoftuan ata nga ky institucion shëndetësor. E para nga 150 vaksinat që janë fillimisht në dispozicion të QKMZ do të pranohen nga Ministrja e Shëndetësisë së Malit të Zi, Dr. Jellena Boroviniq Bojoviq, një pulmonologe dhe katër kolegë të tjerë që janë në “zonën e kuqe COVID” dhe që nuk kanë antitrupa. Sipas deklaratës së QKMZ, për shkak të respektimit të masave në përhapjen e epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi, vaksinimi do të bëhet në sallën e takimeve të Qendrës Klinike të Malit të Zi.

SHARE