SEKRETARI I OKB THIRRJE IRANIT: STOP ARMËVE BËRTHAMORE, BËNI HAPIN E PARË

Foto:  APA | António Guterres, UN Secretary-General

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, u ndal edhe tek Irani, duke kërkuar nga ky i fundit, përmirësim të marrëdhënieve me vendet e rajonit, por edhe Shtetet e Bashkuara.

Për këtë, sipas Guterres, është Irani ai që duhet të bëjë hapin e parë, duke bërë të qartë se nuk ka në plane apo synon të prodhojë armë bërthamore.

“Çështja më e rëndësishme është Irani dhe marrëdhëniet midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Guterres në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Këtu shpresa ime është që iranianët të kuptojnë se është e rëndësishme që një herë e mirë ta bëjnë të qartë se do të heqin dorë nga të kenë armë bërthamore, në të njëjtën kohë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me vendet e tjera të rajonit”, shtoi Guterres.

Vrasja e liderit të Hamas, Ismail Haniye në Iran, solli tensionim të situatës, teksa Irani ka premtuar hakmarrje.

SHARE