PËRSËRITEN ZGJEDHJET NË 28 QENDRA VOTIMI NË SERBI, KONFIRMOHEN PARREGULLSI

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi vendosi ripërsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 28 qendra votimi në vend.

Si datë për mbajtjen e tyre, Komisioni caktoi 30 dhjetorin. Por ai nuk shkoi më shumë se kaq. “Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk është kompetent dhe nuk mund të veprojë sipas kërkesës së opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd”, deklaroi kryetari i rij, Vladimir Dimitrijevic.

Ky organizëm ishte mbledhur disa herë për të diskutuar mbi përsëritjen e zgjedhjeve për deputetë në disa vendvotime. Në vendet ku do të përsëriten zgjedhjet janë gjithsej 12.240 votues. Përsëritja e votimeve atje vjen për shkak se nuk mund të përcaktohen rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit apo prej anulimit te votimit.

Kundërshtarët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç kanë dalë në rrugë që prej të hënës për të protestuar ndaj, siç thanë ata, manipulimit të zgjedhjeve të se dielës, të cilat sipas vëzhguesve ndërkombëtar u përshkuan nga shumë parregullsi.

Një nga krerët e  koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç tha se Komisionit i janë paraqitur të gjitha vërejtjet e tyre, dëshmitë, regjistrimet dhe gjithçka që duhet të shohë Komisioni i Zgjedhjeve, përfshirë të dhëna se në çfarë kushtesh janë mbajtur zgjedhjet dhe si është kryer vjedhja brutale në qendrat e votimit, se si njerëzit nga Republika Serbe, nga Bosnja, u sollën (për të votuar).

“Shefi i Komisionit nuk arriti të na japë një përgjigje të vetme për asnjë pyetje, përfshirë pyetjen: Si është e mundur që ministri i Policisë nga Bosnja dhe Hercegovina të vijë për të votuar në Beograd? Sipas cilit ligj?”, u shpreh ai.

SHARE