Sallata Mimoza me Patate dhe Peshk Ton

Nëse po kërkoni një shije të veçantë për ta kombiunuar me gatimet e ndryshme të kësaj periudhe, provoni sallatën mimosa.

Në fakt nuk mund të biem dakord nëse është një sallatë apo salcë, por dimë t’ju themi që në shije është e mrekullueshme.

Sidomos nëse preferoni të ngjashmen e saj, sallatën ruse.

Për ta shijuar ndiqni recetën mëposhtë sipas këshillave të AgroWeb.org

Përbërësit

2-3 patate

2 karota

4 vezë

1 konservë peshk ton

2 lugë gjelle majonezë

1 tufë kropër

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të zieni si fillim patatet dhe karotat në ujë me kripë për 15-20 minuta.

Më pas kullojini, hiqini lëkurën dhe shtypini si pure.

Vazhdoni duke zier vezët dhe më pas vendosini në ujë të nxehtë për 15 minuta.

Kur kjo kohë të ketë mbaruar, kalojini në ujë të ftohtë dhe qërojini nga lëkura.

Ndani të bardhat nga të verdhat dhe grijini veç e veç me rende.

Të gjithë përbërësit bashkojini në një enë duke shtuar edhe majonezën bashkë me peshkun ton dhe përzieni me anë të nje luge.

Kur të keni formuar masën kremoze të sallatës, shtoni pak kopër dhe ruajeni në frigorifer ose konsumojeni menjëherë.

Këtë sallatë mund ta shijoni duke lyer bukën apo të shoqëruar me perime të ziera./AgroWeb.org

SHARE