KOMISIONI KUSHTETUES TË NISË PROCEDURËN E THIRRJES SË RE PUBLIKE PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARËVE

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, i dërgoi një letër kryetares së Komisionit Kushtetues të Kuvendit, Simonida Kordiq, në të cilën theksonte se, duke pasur parasysh krizën e përgjithshme politike dhe institucionale në vend, është e nevojshme që Komisioni Kushtetues, i cili tashmë ka një seancë të caktuar për ditën e premte, të fillojë dhe zbatohet procedura e një thirrjeje të re publike për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt. Gjuroviq vlerësoi se është e nevojshme që draft teksti i ftesës publike të përgatitet për seancë në mënyrë që në atë seancë të përcaktohet dhe të dorëzohet në “Gazetën Zyrtare” dhe në median e shkruar për publikim, në pajtim me Ligjin për GjykatëKushtetuese të Malit të Zi. Në fund, kryetarjaGjuroviq theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pajtueshmërinë me Kushtetutën e disa projekteve ligjore dhe vlerësimi i kushtetutshmërisë së veprimeve të institucioneve të veçanta pritet me vëmendje të madhe.

SHARE