Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar masa të reja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat do të vlejnë nga dita e martë deri më 11 janar të vitit të ardhshëm, sipas të cilave, ndër të tjera, është e ndaluar të organizohet festa e Vitit të Rinë ambiente të hapura dhe të mbyllura. “Gjatë festave fetare (natën midis 24 dhe 25 dhjetorit 2020, natën midis 5 dhe 6 janarit, si dhe natën midis 6 dhe 7 janar 2021), lejohet të largohen nga ndërtesat e banimit për të marrë pjesë në ceremonitë fetare tradicionale nën kushtet e përcaktuara tashmë për qëndrimin në ndërtesat fetare,” deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë.Sipas masave të reja, trafiku i udhëtarëve ndërqytetas është gjithashtu i ndaluar nga e premtja duke filluar nga ora 22:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, si dhe për ditët 24, 25, 30 dhe 31.12.2020, si dhe 01.02, 06 dhe 07.01. 2021. Gjithashtu, është e ndaluar të organizohen të gjitha tubimet profesionale dhe shkencore (seminare, kongrese, etj.) , në periudhën nga 28 dhjetori deri më 11 janar. Në përjashtim janë tubime publike të regjistruara deri në 25 persona, që zgjasin jo më shumë se 60 minuta. Shtetasve të huaj u duhet një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë për të hyrë në Mali të Zi. Ora policore nga ora 22.00 deri në 5 të mëngjesit do të jetë ende në fuqi. Klubet e natës / baret dhe diskotekat janë të ndaluara. “Puna e objekteve të tjera hotelierike përveç hotelit duhet të organizohet në periudhën prej 07:00 deri në 20:00; përveç ditëve 24,25, 30 dhe 31.12.2020 si dhe 01.02, 06, 07 dhe 08.01.2021 kur lejohet vetëm duke siguruar shërbime hotelierike”.Dyqane ushqimore (tregje, supermarkete, hipermarkete), qendra tregtare, dyqane këpucësh dhe veshjesh, sallone bukurie, parukeri dhe të ngjashme do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00