NJË TËRMET MË I LEHTË NË SHQIPËRI, ËSHTË NDJERË EDHE NË MAL TË ZI

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë regjistroi sot në orën 15:01 një tërmet të lehtë, me epiqendër 9 kilometra në veri të Medovës në Shqipëri.

„Fuqia e tërmetit në hipoqendrën (pikën e nxehtë) ka qenë 3.7 njësi të shkallës Rihter, që korrespondon me intensitetin epiqendror të shkallëve IV-V në shkallën Mercalli (MCS)”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 19 km.

“Bazuar në modelin teorik të fushës makrosizmike të këtij rajoni, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore”, njofton Instituti.

SHARE