NË SHAVNIK PËRSËRI ËSHTË NDËRPRERË VOTIMI NË TË DYJA QENDRAT E VOTIMIT

Në vendvotimin në fshatin Krushevicë të Komunës së Shavnikut, rreth orës 19:30 është ndërprerë votimi. Pak më vonë votimi u ndërpre në një tjetër qendër votimi, në godinën e komunës. Siç ka konfirmuar për RTMZ, kryetari i Komisionit Zgjedhor të Shavnikut, Dushan Radanoviq, materialet e votimit janë shkatërruar dhe votimi është ndërprerë. Radanoviq ka theksuar se ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve nuk përcakton afate kur është fjala për përsëritjen e votimit dhe se votimi do të përsëritet fundjavën e ardhshme. Të rikujtojmë, se në dy vendvotime në Shavnik të drejtë vote kanë 541 votues.

SHARE