DO TA NDALOJMË LIGJIN PËR PRESIDENTIN, NËSE LEKIQ E MERR MANDATIN

Komisioni Kushtetues mbështeti propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën, i cili është dorëzuar nga shumica parlamentare e 30 gushtit 2020. Propozimi u mbështet nga të shtatë deputetët e mazhorancës dhe opozita nuk mori pjesë në seancë. Deputeti i Frontit Demokratik (FD) Milan Knezheviq tha se kjo aleancë politike është e gatshme të diskutojë Ligjin për Presidentin nëse Gjukanoviq i jep liderit të Demos Miodrag Lekiq mandatin për përbërjen e Qeverisë së re. Siç tha ai, nëse Lekiq nuk e ka mbështetjen e 41 deputetëve, Kuvendit do t’i shkurtohet mandati dhe do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. „Por duhet të kontrollohet, le t’i japin Lekiqit një mandat dhe ne jemi të gatshëm të ndalojmë miratimin e Ligjit për Presidentin”, tha Knezheviq. Ai theksoi se po kërkojnë edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) që t’i tërheqë ankesat kushtetuese në Podgoricë dhe qytete të tjera ku, siç tha ai, po bllokojnë transferimin e pushtetit. Knezheviq tha se po ashtu kërkojnë nga PDS-ja që të votojë së paku një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

SHARE