Ky është mendimi i dermatologëve
Vitamina C dhe retinoli janë produkte të popullarizuara në kujdesin e lëkurës, posaçërisht te ata të cilët dëshirojnë të zvogëlojnë njollat e errëta dhe rrudhat e dukshme.
Pos efekteve pozitive, shumica ende kanë një pyetje të rëndësishme: a mund të përdoren bashkë retinoli dhe vitamina C?
Disa nga dermatologët e njohur kanë shpjeguar që nuk ka problem rreth përdorimit edhe të retinolit edhe të vitaminës C në rutinën e kujdesit të lëkurës, transmeton Telegrafi.
Disa dermatologë e quajnë edhe “kombinim” të fuqishëm, aq më parë kur bëhet fjalë kundër plakjes. Mirëpo, duhet të kujdeseni vetëm kur përdorni vitaminën C, jo kur e përdorni retinolin.
Për të shmangur rrezikun potencial nga acarimi, dermatologët nuk rekomandojnë t’i përdorni në të njëjtën rutinë, në vend të kësaj, vitamina C rekomandohet në mëngjes dhe retinoli në mbrëmje.
Disa dermatologë tjerë thonë gjithashtu se produktet duhet të futen në rutinë një nga një, pra derisa lëkura të mësohet me të dhe derisa të shihni që nuk do të shkaktojë acarim. Përdorimi i retinolit dhe vitaminës C mund të rezultojë në lëkurë më të lëmuar dhe më të ndritshme. Vitamina C mbështet prodhimin e kolagjenit, ndërsa retinoli rigjeneron qelizat e lëkurës dhe stimulon kolagjenin. Të dy përbërësit reduktojnë pigmentimin.
Nëse vendosni të përdorni dy përbërës të fuqishëm në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, acarimi është efekti anësor më i zakonshëm që mund të hasni, veçanërisht nëse nuk ndaheni në dy rutina, gjë që rekomandojnë dermatologët, por aplikoni ato në shtresa.
Dermatologët kanë vënë në dukje se produktet me vitaminë C mund të ndryshojnë shumë në cilësi, ndaj është e rëndësishme të studioni dhe hulumtoni me kujdes produktin dhe të mos blini të parën që ju gjeni gjatë “klikimeve” në rrjetet sociale. Ata deklarojnë se është një produkt që ia vlen të investohet dhe për lëkurë të ndjeshme këshillojnë vitaminën C me një përqindje më të ulët, për shembull 5-10%.
Përfundimi?
Retinolin dhe vitaminën C mund t’i përdorni në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën, por është më mirë t’i “ndani”, pra të mos i përdorni në të njëjtën kohë, nëse dëshironi të shmangni acarimin e lëkurës.
Bëjeni aplikimin e retinolit gjatë natës dhe vitaminës C në mëngjes. Të dy përbërësit mund të ndihmojnë në “rinovimin” e lëkurës duke përmirësuar strukturën dhe tonin e lëkurës, duke reduktuar linjat e imëta, duke zbardhur njollat e errëta dhe duke i dhënë lëkurës një shkëlqim. /Telegrafi/