Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar përmes një postimi n X, marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit.
Në postim, shefi i Qeverisë në Prishtinë shkruan se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin e Ballkanit dhe se ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.
“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.
Kreu i qeverisë në Kosovë bën me dije se u nënshkrua marrëveshja për arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor, marrëveshja për planin e veprimit të tregut të përbashkët rajonal 2025-2028, Deklarata për Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Mirë Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit Rajonal, Deklarata mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të IHD-ve të Ballkanit Perëndimor dhe deklarata mbi Qasjen dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit.
Kyreministri Kurti deklaroi po ashtu vendimin e lëvizjes së lirë për për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës me letërnjoftime, vendim ky i cili pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.