ZJARRI I MADH KAPLON DYQANET “DADI” DHE “GJEÇEVIQ” NË DHEUN E ZI

Një zjarrë i madh ka shpërthyer sot në magacinën e dyqanit ”Dadi” dhe zjarri është përhap edhe në ndërtesën e asaj kompani, si dhe në dyqanin e tehnikës së bardhë ”Gjeçeviq”. Tetë automjete dhe 25 zjarrfikës kanë qenë në terren dhe kanë bërë çdo përpjekje për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet tjera në afërsi. Avionët e Ministrisë së Punëve të Mbrëndshme (MUP) kanë marrur pjesë gjithashtu në shuarjen e zjarrit. Për shkak të situatës alarmante trafiku në magjistralën Podgoricë-Tuz ka qenë i mbyllur për një kohë të caktuar.

SHARE