BEGIQ: REGJISTROHET RASTI I PARË I RI-INFEKTIMIT

Ndihmës Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Dr. Senad Begiq, njofton se një person në Malin e Zi, i cili ishte pozitiv në valën e parë, është përsëri pozitivë me koronavirus në valën e dytë, por pa simptoma. Ai tha se rasti u zbulua kur ai qytetar u testua para udhëtimit dhe se nuk përjashtohet që të ketë më shumë raste të tilla. Sipas numrit të banorëve komuna e Beranës është e prekur më rëndë nga situata epidemiologjike, ku shkalla e rasteve aktive të koronavirusit është pesë herë më e lartë se mesatarja, e ndjekur nga Nikshiqi dhe Rozhaja, tha Begiq. Begiq thotë se është i shqetësuar se shumica e rasteve të reja të koronavirusit janë nga Nikshiqi, që do të thotë se Nikshiqi do të jetë komuna më e prekur në Malin e Zi. Begiq theksoi se nuk do të ketë mbyllje të plotë të qyteteve dhe aktiviteteve, dhe se mbajtja e maskave, higjiena e duarve dhe distanca janë masat më efektive dhe për këtë duhet të insistohet.

SHARE