BOGDANOVIQ: HAN KUNDËR NDRYSHIMIT TË PLANIT TË DEMOKRATËVE DHE LËVIZJES QYTETARE URA

Komisionari Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johanes Han ka deklaruar në mënyrë të qartë se nuk ka ndryshim dhe mohim të Planit të Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, i cili tashmë është mbështetur si plan konstruktiv, deklaroi funksionari i Demokratëve Boris Bogdanoviq.

“Han në një intervistë për gazetën “Pobjeda”, ka thënë se të gjitha partitë duhet të përfshihen në punën e Grupit të Punës për t’u marrë me ndryshimet në legjislacionin zgjedhor dhe se të gjitha mangësitë janë identifikuar në raportin e fundit për Malin e Zi dhe janë  reflektuar në planin e dy partive opozitare të cilin e ka përshëndetur gjatë vizitës së dy liderëve Alleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, në Bruksel”, tha Bogdanoviq.

Sipas Bogdanoviq, Han ka përsëritur  në këtë intervistë mbështetjen për Planin e përgjithshëm zgjedhor dhe reformave të tjera të Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA.

SHARE