NXËNËSIT NGA KLASA E PARË DERI NË GJASHTË FILLOJNË SHKOLLËN MË 1 TETOR

Dy ditët e mëparshme, drejtorët e shkollave fillore malazeze patën takime me përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Arsimit, në të cilën u vendos që viti i ri shkollor të filloje më 1 tetor, ku nxënësit nga klasa e parë deri në të 6-të të vijojnë mësimet rregullisht.

Ndërsa për nxënësit nga klasat VII-IX mësimi do të organizohen online. “Nxënësit që do të ndjekin shkollën sipas modelit të zakonshëm do të duhet të ndahen në grupe me nga 15 nxënës, orët e mësimit do të shkurtohen në 30 minuta dhe do të zgjasin maksimum katër orë”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se gjatë javës tjetër, shkollat ​​do të marrin rekomandime nga ISHP dhe Ministria e Arsimit të cilat do të ndihmojnë në organizimin e orëve në përputhje me masat e zbatueshme.

Për shkak të situatës aktuale epidemiologjike me koronavirusin, Trupi Koordinues Kombëtar, me rekomandimin e ISHP-së, vendosi të shtyjë fillimin e vitit të ri shkollor në 1 tetor.

SHARE