Sallatë e Freskët me Avokado dhe Kinoa

Kinoa dhe po ashtu avokado konsiderohen prej ushqimeve më të shëndetshme për njeriun.

Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibra. Kjo do të thotë se ofron të nëntë amino acidet thelbësore të cilat trupi nuk i prodhon dot.

Ndërsa kinoa është ndër të paktat ushqime me bazë bimore që ofron proteinë të plotë.

Mund ta imagjononi se kur këto dy përbërës bashkohen në një pjatë të vetme vlerat për organizmin shumëfishohen.

Nëse dëshironi të pasuroni edhe më tepër vaktin tuaj, AgroWeb.org ju fton të ndiqni më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së sallatës me kinoa dhe avokado.

Përbërësit

(për 6 persona)

  • 480ml gota ujë
  • kripë, për shije
  • 170g kinoa
  • 80g spinaq
  • 1 kastravec
  • 4 domate
  • 2 avokado
  • 1 limon
  • 4 lugë vaj ulliri
  • Piper për shije

Përgatitja

Hidhni në një tenxhere të vogël ujin dhe pak kripë.

Shtoni kinoan, mbulojeni tenxheren dhe lëreni të ziejë për 15 minuta, ose derisa uji të përthithet.

Pas kësaj trasferojeni në një tas që të ftohet në temperaturën e dhomës, më pas skuqni kinoan. Në fund vendoseni në frigorifer për 20 minuta.

Shtoni spinaqin, kastravecin, domatet dhe avokadon në tasin me kinoa dhe përziejini që të bashkohen.

Shtoni lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripën dhe piperin dhe përziejini sërisht.

Tani mund ta shijoni sallatën tuaj me kinoa dhe avokado./AgroWeb.org

SHARE