TAKIMI I PARË NESËR, NË KOMISIONIN PËR MARRËVESHJEN THEMELORE, MARKOVIQ, BOZHOVIQ, BRACANOVIQ…

Qeveria do të formojë një komision që do të kontrollojë nëse Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi. Sipas informacioneve të sigurta të portalit RTMZ, kandidatë për anëtarë të këtij Komisioni do të jenë avokatët Velibor Markoviq, Andrej Bracanoviq, Bojan Bozhoviq, dekane e Fakultetit Juridik Aneta Spaiq, drejtoresha e Aksionit për të Drejtat e Njeriut Tea Gorjanc Preleviq dhe anëtarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Avokatëve Ana Stankoviq Mugosha. Ideja për formimin e Komisionit erdhi pas një bisede të fundit mes kryeministrit Dritan Abazoviq dhe presidentit Millo Gjukanoviq. Marrëveshja Themelore me KOS-në është miratuar në seancën e Qeverisë më 8 korrik nga shumica e anëtarëve. Siç mëson portali RTMZ, mbledhja e parë e Komisionit duhet të mbahet nesër.

SHARE