JOKOVIQ: NUK BESOJ SE MALIN E ZI DO TA GODASË NJË KRIZË TË MADHE EKONOMIKE

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë Vlladimir Jokoviq tha se nuk është aq pesimist se Mali i Zi do të godasë një krizë të madhe ekonomike. Ai në Kuvend ndër të tjera bëri të ditur se inflacioni në Mal të Zi është 13.5 për qind, që sipas tij nuk është shumë i lartë në krahasim me atë që ka ndodhur me ekonomitë e qëndrueshme të vendeve të Bashkimit Evropian (BE). Fakti që nuk kemi pasur eksport të aluminit, thotë Jokoviq, e kemi zëvendësuar me eksportin e energjisë elektrike që do të konsumohet nga KAP për qëllime prodhimi. “Pra, sivjet deri më tani fitimi i EEMZ është 44 milionë euro, vetëm se kanë shitur rrymë në bursë”, ka shpjeguar Jokoviq. Ai kujton se për shkak të uljes së akcizës, Mali i Zi ka sot çmimin më të ulët të derivateve të naftës. Ai theksoi se çmimet e ushqimeve bazë, drithërave dhe derivateve të naftës po bien dhe se shumë njerëz po flasin më shumë për krizën ekonomike që po vjen në vjeshtë nga sa presim: “Ne e dimë se ajo u shkaktua në një masë të madhe nga pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës”. Duke folur për sezonin turistik, Jokoviq thotë se hotelet janë plot “ndoshta më mirë se në çdo vit tjetër”. Ai beson se situata reale ekonomike është e rëndë, por nuk është dramatike dhe nuk mund të jetë e tillë. Siç tha ai, Mali i Zi as që duhej t’i anulonte rezervat e mallrave: “E gjitha është e shkatërruar dhe nëse dikush na jep diçka në mënyrë të volitshme, ne nuk kemi ku ta ruajmë, përveç zinxhirëve tregtarë. Ndoshta duhet marrë një marrëveshje me ta për ta bërë këtë, nëse kriza vazhdon”.

SHARE