RRUFE ‘VRASËSE’ NË GJERMANI / GODASIN NË BRIGJET E LUMIT, 4 PERSONA NË RREZIK JETE

Dhjetë persona janë plagosur rëndë dhe katër prej tyre janë në rrezik për jetën pasi rrufetë goditën një breg lumi në Gjermani gjatë natës.

Një rast i mëparshëm, në një kamping, bëri që 38 fëmijë të dërgoheshin në spital dhe 700 persona të evakuoheshin.

Rrufetë raportohet se goditën pas orës 17:00 të së hënës, gjatë një stuhie në brigjet e lumit pranë Rosengarten, një komunë rurale me një popullsi prej rreth 13,000 banorësh pranë Hamburgut.

10 persona raportohet se u plagosën.

Të gjithë ata morën ndihmë urgjente në vendngjarje dhe më pas u shpërndanë në spitalet përreth.

Sipas mediave lokale, ata ankohen për simptoma që përfshijnë ndjesinë e shpimit në të gjithë trupin.

Policia rrethoi zonën ndërsa një helikopter kërkoi nga lart persona të tjerë të lënduar.

Shërbimi Gjerman i motit në Leipzig, kishte paralajmëruar më herët për stuhi të forta në pjesë të Saksonisë.

Në Dresden, dhe në vende të tjera në Gjermani, ekziston një “niveli” i lartë alarmi për stuhi. Të dhjetë personat u plagosën kur rrufeja goditi bregun e lumit Elba në Dresden.

Rrufeja e së hënës në mbrëmje pasoi një ngjarje të mëparshme, të dielën, kur 38 fëmijë u dërguan me urgjencë në spital.

Më shumë se 700 persona u evakuuan nga një kamping pasi vendi u godit nga rrufe të rrezikshme.

SHARE