MINISTRIA E SHËNDETËSISË ORGANIZOI PIKEN E LËVIZSHME TË VAKSINIMIT

Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi organizoi pika lëvizëse të vaksinimit dhe për fillim, autobusët me personel mjekësor ishin në shëtitoret në Budva dhe Ulqin. Përveç 140 pikave ekzistuese të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera shëndetësore, ka mundësuar imunizimin nga sot, më 21 maj, imunizim edhe në pikat lëvizëse, që do të jetë në disa lokacione në vend në ditët në vijim. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Igor Galliq, u shpreh i kënaqur me trendin aktual të vaksinimit, por gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe më të shkathët në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për sezonin turistik dhe të lënë pandeminë prapa. Epidemiologia dhe shefja e imunizimit në Institutin e Shëndetit Publik, Dr. Millena Popoviq Samarxhiq, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe kujtoi hulumtimin sipas të cilit mundësia e infektimit pas vaksinimit në Malin e Zi është në nivelin prej 0,01 deri 0,12 për qind.

SHARE