BIDEN: SHBA I OFRON SËRISH 800 MILIONË DOLLARË NDIHMË USHTARAKE UKRAINËS

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden njoftoi paketën e dytë të ndihmës prej 800 milion dollarësh për Ukrainën. Kjo paketë do të shërbejë për të rritur kapacitetet ushtarake të Ukrainës dhe për të luftuar ushtrinë ruse në Donbas, shkruan CNN. “Sot, unë po njoftoj një paketë prej 800 milionë dollarësh për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në lindje, në rajonin e Donbasit,” tha Biden. Biden u shpreh se Rusia është fokusuar për të marrë territore të reja në Ukrainën lindore dhe kjo bën që vendet perëndimore të ofrojnë më shumë ndihma për ushtrinë ukrainase. “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po bëjnë çdo gjë që është e mundur, për të vazhduar t’i ofrojnë Ukrainës armët që i nevojiten,” tha Biden. Më 13 prill, SHBA ofroi 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Kjo paketë përfshinte sistem artilerie dhe transportues të blinduar për personelin ukrainas.

SHARE