Trupi Koordinues Kombëtar jep pelqimin për zbutjen e masave të caktuara të përkohshme kundër përhapjes së koronavirusit.
Sidoqoftë, ata paralajmëruan qytetarët se rreziku nuk ka kaluar dhe se është e nevojshme të zbatohen rreptësisht të gjitha masat në fuqi.
Duke analizuar situatën epidemologjike, është vendosur me propozim të Institutit të Shëndetit Publik, që masat e ndalimit të lëvizjes, që deri sot kanë qenë çdo ditë pune deri në orën 19.00, ndërsa të shtunave deri në orën 13, dhe të dielave deri në orën 11, në të ardhmen lëvizja e lirë do të jetë deri në orën 23.00.
Dyqanet e mallrave të konsumit që deri më tani kanë mundur të punojnë më kohë të caktuar, tani do të mund të punojnë çdo ditë pune dhe të shtunave prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 22.00.
Gjithashtu është dhënë pëlqimi edhe i ushtrimit të aktiviteteve fizike në hapësirat publike, si vrapimi me mbajtën e detyrueshme të distancës dhe respektimin e të gjitha masave të tjera parandaluese.
Për banorët e Komunës së Tuzit janë shfuqizuar masat speciale, dhe sipas vendimit të TKK që mori sot, u dha pëlqimin që kjo Komunë do të vazhdojë të ndjekë të gjitha masat si Komunat tjera në Mal të Zi.
Banorët e Komunës së Tuzit munden që të udhëtojnë në Podgoricë, sepse Podgorica, Tuzi dhe Danillovgradi trajtohen si një.