OJQ “FËMIJËT E MALIT TË ZI”

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” është themeluar në vitin 2009. Themeluesit janë ish-punonjës të organizatës ndërkombëtare humanitare “Save the Children UK”.

Kjo është një organizatë jopartiake, joqeveritare dhe jofitimprurëse që merret me përfshirjen sociale, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë për fëmijët e margjinalizuar, fëmijët me nevoja të veçanta arsimore dhe fëmijët në rrezik. Shoqata punon për të krijuar një bashkëpunim më të mirë ndërmjet sektorëve qeveritarë dhe joqeveritar që kanë të bëjnë me përfshirjen sociale. Fushat e veprimtarisë së shoqatës janë: mbrojtja e fëmijëve dhe arsimi gjithëpërfshirës.

Në punën e tyre ata aplikojnë modele të praktikës së mirë në fushën e përfshirjes sociale, kërkimit shkencor dhe profesional, lidhjes së institucioneve, si dhe merren me punë të drejtpërdrejtë me fëmijët, prindërit, kujdestarët dhe mësuesit e tyre, me qëllim të përmirësimit të jetës shoqërore dhe realizimit të të drejtave të fëmijëve.

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” është një shoqatë që krijon mundësi dhe potencial më të madh që fëmija të zhvillohet në përputhje me aftësitë dhe mundësitë dhe të pranohet nga bashkëmoshatarët dhe mjedisi pa paragjykime dhe dallime.

Programet:

1. Edukimi kundër paragjykimeve;

2. Versioni për fëmijë i “Indeksit …”;

3. Indeksi për përfshirje;

4. Dialog për të ardhmen;

5. No hate online…;

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” merr pjesë si dhe organizon akivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit. Kjo shoqatë merr pjesë në shume pazare në të gjithë territorin e Malit të Zi e posaçërisht viteve të fundit është prezente në aktivitete të shumëta që i organizon komuna e Tuzit.

Po ashtu, mban seminare dhe punëtori njëditore, e gjithë kjo për të promovuar të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara.

Vlen të ceket se OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me disa shkolla që punojnë dhe veprojnë në Mal të Zi.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE