PRESIDENTI RUS, VLADIMIR PUTIN PRET HOMOLOGUN E TIJ, XI JINPING NË KREMLIN

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, që ta vizitojë Kinën gjatë këtij viti dhe të marrë pjesë në forumin e tretë të nismës Brezi dhe Rruga.

Xi po ashtu e ftoi kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, që ta vizitojë Kinën dhe bëri thirrje për takime të rregullta midis kryeministrave të të dyja shteteve.

Të dy liderët bënë deklarata të shkurta në hyrje të takimit.

Xi do të qëndrojë në Rusi për tri ditë dhe dy shtetet thanë se kanë mundësi për të thelluar “partneritetin pa kufi” dhe liderët dënuan atë që e quajtën përpjekje të Uashingtonit për t’i izoluar dhe për të ndalur zhvillimin e tyre.

Takimet me Xi-në paraqesin një mundësi të rrallë për Putinin për të pretenduar se Rusia është krejtësisht e ndarë nga pjesa tjetër e botës, pavarësisht se ai është subjekt i një urdhërarrestimi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të pretenduara të luftës.

“Ne shpresojmë se partneriteti strategjik midis Kinës dhe Rusisë nga njëra anë do të mbështesë drejtësinë ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër do të promovojë prosperitetin e përbashkët dhe zhvillimin e shteteve tona”, tha Xi në nisje të takimit me Putinin.

SHARE