AXHIQ MORI PJESË NË FORUMIN SCHUMAN: ANËTARËSIMI NË BE ËSHTË PRIORITETI KRYESOR I MALIT TË ZI

Koordinator i punës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borell, mori pjesë në “Forumin Shcuman për Partneritet në Domenin e Sigurisë dhe Mbrojtjes”, i cili u mbajt në Bruksel.

Ministri Axhiq pati rastin të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell.

Me atë rast, ministri Axhiq theksoi se anëtarësimi në BE është prioriteti kryesor strategjik dhe se ata besojmë fuqishëm në të ardhmen evropiane të Malit të Zi.

“Në margjinat e Forumit, Axhiq u takua me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, dhe me atë rast shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në fushën e mbrojtjes, i cili bazohet në marrëdhëniet miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, njofton MPB.

Axhiq u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, me ç’rast u theksua gatishmëria e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbrojtje, duke theksuar se forcimi i bashkëpunimit rajonal është vendimtar si për forcimin e besimit të ndërsjellë, ashtu edhe për stabilitetin e rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas panelit u mbajtën tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat paraqisnin një mundësi për të shkëmbyer mendime, por edhe për të shqyrtuar modalitetet për forcimin e partneriteteve, me qëllim përballimin sa më efektiv të sfidave të përbashkëta.

SHARE