MILLATOVIQ: QEVERIA TË NDIKOJË NË ULJEN E ÇMIMIT ME DHJETË MASA URGJENTE

Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose sa javnošću predsjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq u bëri thirrje të gjithë aktorëve socialë në Mal të Zi që të ndikojnë në uljen e çmimeve në Mal të Zi me zgjidhje konkrete.

Siç theksoi ai, është më pak e rëndësishme që qytetarët të dëgjojnë diskutim për arsyet, dhe është shumë më e rëndësishme që ata të dëgjojnë zgjidhje që do të çojnë në uljen e çmimeve në Mal të Zi.

Siç ka thënë Millatoviq në një deklaratë, dje qytetarët kanë mundur të dëgjojnë një diskutim publik ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit akademik për arsyet e çmimeve të larta në Mal të Zi, por ai beson se është më pak e rëndësishme që qytetarët të dëgjojnë diskutimin për arsyet dhe se të gjithë së bashku, komuniteti akademik, Qeveria dhe faktorë të tjerë socialë, të japin një zgjidhje që do të çojë në uljen e çmimeve në Mal të Zi.

“E rikujtoj edhe një herë Qeverinë e Malit të Zi për iniciativën që ia dërgova para disa ditësh, e cila përfshin 10 masa dhe hapa praktike, realizimi dhe zbatimi i të cilave do të çonte në uljen e çmimeve të ushqimeve bazë në Mal të Zi”, tha presidenti.

Millatoviq së fundi i dërgoi Qeverisë së Malit të Zi një iniciativë për ndërmarrjen e dhjetë masave urgjente, zbatimi i të cilave do të mundësonte uljen e çmimeve dhe përmirësimin e standardeve të qytetarëve në vendin tonë.

SHARE