PAZARI I DIMRIT

Në prag të festave të fundit, nën organizimin e komunës së Tuzit, në mënyrë tashmë tradicionale, për të pestin vit me rrallë, mbahet Pazari i Dimrit.

Risi e këtij viti ishte se Pazari i Dimrit u mbajt në Sheshin e Ri në Tuz.

Fillimisht, kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, me më të vegjëlit e kësaj treve bëri ndezjen e dritave, duke e ndriçuar kështu Sheshin e Ri në Tuz, si kurrë më parë. Patjetër nuk kishin se si të mungonin as fishekzjarret.

Në këtë Panair, në shtëpizat prej druri gjenden produkte të ndryshme nga ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit, kafeneve, punëve artistike e shumë të tjera.

Organizatorët me një mjeshtri të madhe po ashtu përkujdesen për çdo detaj, duke sjellë kështu lojëra të ndryshme dhe argëtim për të gjitha grupmoshat si dhe babagjyshin i cili është një figurë legjendare i cili në shumë kultura të ndryshme perëndimore, u sjell dhurata fëmijëve.

Krahas produkteve ushqimore si dhe punimeve të lloj-llojshme artizanale, qytetarët e Malësisë kanë mundësi që gjatë këtij Panairi të argëtohen edhe nën tingujt e bukur të muzikës, me këngëtarë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE