PAS TRE MUAJSH, ÇMIMET U RRITËN SËRISH NË JANAR

Pasi statisticienët regjistruan një rënie të çmimeve të konsumit në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, çmimet u rritën sërish në janar, sipas të dhënave të Monstat.

“Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në janar 2024 krahasuar me dhjetorin 2023 janë mesatarisht 0,5% më të larta”, thuhet në njoftimin e Monstat.

Gjithashtu, të dhënat e Monsat tregojnë se inflacioni në janar të këtij viti ishte 4.4% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, të dhënat e Monstat thonë se në janar në krahasim me dhjetorin, mishi, perimet kanë qenë më të lira, nga 0.3 për qind në 2.7 për qind.

Çmimet e konsumit në periudhën janar-dhjetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë mesatarisht më të larta për 8.6%.

SHARE