ABAZOVIQ: NËSE KA MENÇURI, DO TË FORMOJMË SHPEJT NJË QEVERI

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq tha se beson se, nëse do të ketë mençuri, së shpejti do të formohet Qeveria e re. “Duhet të japim maksimumin që kjo të ndodhë në praktikë dhe nëse nuk ndodh për ndonjë arsye, atëherë nuk na mbetet zgjidhje tjetër veçse t’ua kthejmë mandatet qytetarëve dhe të vendoset në rizgjedhje se kush mund ta qeverisë Malin e Zi në periudhën e ardhshme”, tha Abazoviq në një intervistë për HRT. I pyetur se pse ndodhi ngërçi, megjithëse u njoftua se presidenti Millo Gjukanoviq do ta emëronte atë kryeministër, ai u përgjigj: “Mandati u jepet atyre që me siguri mund të formojnë një qeveri, megjithëse teorikisht ka realitete të kundërta, në kuptimin që nuk ndodh ndonjëherë. Nuk e kuptojmë pse duhet të nxitojmë për këtë. Së pari, unë nuk jam dikush që ka të drejtën ekskluzive për të fituar mandatin për të formuar qeverinë”. Ai tha gjithashtu se nëse dikush tjetër mund të formojë shumicën prej 77 deputetësh, i uroj fat dhe shtoi se do të ishte i pari që do ta uronte.

SHARE