Pogaçe me miell misri dhe miell të bardhë

Ju nevojiten:

– 350 gr miell misri,
– 500 gr miell të bardhë,
– 20 ml vaj,
– 1 lugë gjalpë apo margarinë,
– 2 lugë të vogla kripë,
– 40 gr tharmë,
– 400 ml ujë të vakët,
– 1 lugë e vogël sheqer.

Për lyerje:

– 1 lugë gjalpë apo margarinë, kripë, susam…

Përgatitja:

Në ujë të vakët tretni tharmin dhe sheqerin, pastaj shtoni margarinën, kripën dhe miellin e misrit.

Më pas shtoni miellin e bardhë dhe rrihni një brumë të butë.

Lëreni brumin të pushojë përafërsisht 15 minuta dhe më pas e kalojeni në tepsi.Reklama

Lyeni me një lugë margarinë, kripë dhe susam.

Piqeni në 220 gradë për afro 30 minuta ose derisa te marrë ngjyrë të artë.

Ju bëftë mirë!

SHARE